LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Hungari kritikon BE-në për vizat: Nëse na thoni se duhet të presim do të ishte dëshpëruese

Konjufca në Hungari kritikon BE-në për vizat: Nëse na thoni se duhet të presim do të ishte dëshpëruese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Hungarisë.

Nga foltorja e Kuvendit të Hungarisë, Konjufca tha se mund të konkludojnë me një bindje të plotë që siguria, paqja, zhvillimi dhe demokratizimi i rajonit është tërësisht i varur nga garancia e anëtarësimit të shteteve tona në BE.


Në të kundërtën ai tha se gjendja do të ishte tejet jostabile dhe e pakontrollueshme po të shuhej shpresa për të qenë një ditë edhe Kosova anëtare me të drejta të plota të familjes evropian.

Kryeparlamentari Konjufca drejtoi edhe kritika ndaj BE-së lidhur me liberalizimin e vizave.

“Ne do t’i plotësojmë kriteret, ne do t’i bëjmë reformat, ne do t’i shndërrojmë shoqëritë tona, duke e forcuar sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin fuqishëm dhe duke e bërë shoqërinë më të barabartë por edhe ekonominë më të zhvilluar. Por nëse BE-ja thotë se pavarësisht kësaj, ju duhet të na prisni sepse ne kemi nevojë për disa vite të thellohemi, kjo do të ishte dëshpëruese dhe e parikuperueshme. Ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit”, është shprehur Konjufca.

Fjalimi i plotë i Konjufcës:

I nderuari President i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazslo Kover,

I nderuari Kryeministër Viktor Orban,

Të dashur kryetarë të Parlamenteve I dashuri komisioner Varhelyi.

Jam tejet i gëzuar që Presidenti Kover na bashkoi të gjithëve këtu në kryeqytetin e bukur të Hungarisë, në Budapest. Kontinenti ynë po del dalëngadalë nga një krizë e madhe të cilën e shkaktoi pandemia.

Edhe dy muaj bëhen dy vite prej kur u shfaq në botë virusi COVID 19. Bota ndryshoi përgjithmonë. Gati 4,5 milionë njerëz e gjetën vdekjen nga ky virus i rrezikshëm. Kurse ekonomia gjithandej pësoi goditje të rëndë.

Por pikërisht nga kjo tragjedi lindi edhe një solidaritet më i madh mes shteteve e popujve. Njerëzimi po triumfon. Të gjithë po e kuptojmë më mirë se vetëm të bashkuar e dukë i ndihmuar njëri-tjetrit mund t’u bëjmë ballë të papriturave që mund të na i sjell koha.

Mbi të gjitha po e çmoj këtë nismë të Presidentit Kover meqë diskutimi ynë sërish po përqendrohet në procesin e zgjerimit të BE-së. Shteteve tona të Ballkanit Perëndimor kjo ua shton edhe më tepër shpresat për një të ardhme të sigurt e të përbashkët në familjen e madhe e demokratike evropiane.

Na ishte një kohë para 20 vitesh kur BE-ja e kuptonte më mirë se ne rëndësinë fundamentale të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor. 2 dekada prapa, me keqardhje mund të konstatojmë që për herë të parë në histori të Evropës, është pikërisht Ballkani Perëndimor që po e kupton më mirë se BE-ja domosdoshmërinë e zgjerimit.

Të dashur zonja dhe zotërinj, mund të konkludojmë me një bindje të plotë që, siguria, paqja, zhvillimi dhe demokratizimi i rajonit tonë është tërësisht i varur nga garancia e anëtarësimit të shteteve tona në BE. Gjendja do të ishte tejet jostabile dhe e pakontrollueshme po të na shuhej shpresa për të qenë një ditë edhe ne anëtarë me të drejta të plota të familjes evropiane.

Ky nuk është një idealizim i BE-së. Por dihet botërisht se, po u la rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë perspektivës evropiane, hapësira që do ta krijonin projektet tjera jomiqësore, do të ishte fatale për stabilitetin e këtij rajoni edhe ashtu mjaft të ndërlikuar.

Doktrina të cilën po e dëgjojmë këtyre muajve të fundit, dhe e cila quhet “thellimi pastaj zgjerimi”, është goditje e madhe për shpresat e popujve tanë.

Kjo është simptomë e një frike të pajustifikuar. Të mirat që do t’i kishte Evropa e Bashkuar krahas dyshimeve eventuale për problemet që mund të dalin, janë të pakrahasueshme. Një skepticizëm e ka kapluar rajonin tonë me plot arsye meqë jemi vetë dëshmitarë të gjallë se sa më shumë që zgjerimi iu ka afruar Ballkanit Perëndimor, aq më shumë është zvogëluar shpejtësia e zgjerimit.

Kanë kaluar më shumë se 8 vite prej kur u bashkua shteti i fundit në BE. Ndërkaq, për ironi të historisë, pikërisht kur të gjithë po prisnin që numri te shtohej, më 2016 Britania e Madhe u bë shteti i parë ne mesin e anëtarëve që vendosi ta braktisë Unionin.

Nuk dëshiroj që fjala ime të tingëllojë si lutje. Ne jemi fort të vetëdijshëm që BE-ja nuk është një stacion i jashtëm, por një transformim demokratik i brendshëm i shteteve të integruara. Prandaj jemi fort të përcaktuar e me plot vullnet për vazhdimin e reformave me intensitet më të lartë ashtu që t’i thellojmë ato. Kemi ende punë për të bërë. Ballkani Perëndimor mund ta ketë një të ardhme të sigurt vetëm nëse nuk na e humbni shpresën se anëtarësimi dhe zgjerimi varet plotësisht nga ne, e jo nga ju.

Ne do t’i plotësojmë kriteret, ne do t’i bëjmë reformat, ne do t’i shndërrojmë shoqëritë tona, duke e forcuar sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin fuqishëm dhe duke e bërë shoqërinë më të barabartë por edhe ekonominë më të zhvilluar.

Por nëse BE-ja thotë se pavarësisht kësaj, ju duhet të na prisni sepse ne kemi nevojë për disa vite të thellohemi, kjo do të ishte dëshpëruese dhe e parikuperueshme. Ajo që ndodhi me dështimin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është një shembull mjaft negativ i keqmenaxhimit të procesit.

Populli im është i vetmi popull i izoluar në Evropë, i cili nuk mund ta gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë për shkak të regjimit të vizave. Edhe pse Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme, disa shtete anëtare e bllokojnë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

BE-ja duhet ta gjejë kurajon që përmes një programi të optimizimit të kritereve dhe reformave, pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ta përfshinte BP përnjëherë, pra të gjitha shtetet e mbetura në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori