LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kancelari austriak mjegulloi qëndrimin e BE-së për korrigjimin e kufijve

Konjufca: Kancelari austriak mjegulloi qëndrimin e BE-së për korrigjimin e kufijve

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se mesazhet e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, në Prishtinë ku tha se “mbështet çfarëdo marrëveshjeje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse aty përfshihet lëvizja e kufijve”, kanë qartësuar pozicionin e Austrisë, por kanë mjegulluar pozicionin e BE-së.

“Kjo vizitë ishte e rëndësishme, Kurz bëri më të qartë pozicionin e Austrisë dhe më të mjegulluar pozicionin e BE-së. Ne kemi parë që Gjermania ka qenë rreptësisht kundër idesë se shkëmbimeve të territoreve dhe Gjermania është shteti më i fuqishëm i BE-së. Kjo shkakton konfuzion. BE-ja nuk është shprehur dhe nuk është pozicionuar për këtë problematikë”, ka thënë Konjufca në RTK.