LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Albini është shumë i zënë, nuk ka kohë me iu përgjigj Grenellit

Konjufca: Albini është shumë i zënë, nuk ka kohë me iu përgjigj Grenellit

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, gjatë intervistës për Telegrafin, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti  është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthej përgjigje Grenellit.

Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.


“Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkrun, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

Konjufca pati edhe një porosi për Grenell, ku tha se për të pasur sukses, ai do të duhej t’i ndërroj metodat.

Grenell përsëri kundër Kurtit: Ai do të jetë edhe kundër Biden siç ka qenë deri tash anti-amerikan
Lexo po ashtu Grenell përsëri kundër Kurtit: Ai do të jetë edhe kundër Biden siç ka qenë deri tash anti-amerikan

“Karriera e tij nuk po e mendoj se ka përfunduar. Do të garojë për guvernatorë të Kalifornisë, kështu që i dëshirojmë të ketë punë të mbarë politike edhe për me deshtë me pas sukses t’i ndërrojë pak metodat, por fundja për këtë ne nuk jemi vlerësues, populli amerikan e vlerëson atë, jo ne”, u shpreh Konjufca.

Grenell vazhdon akuzat ndaj Kurtit, thotë se LVV beson që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime
Lexo po ashtu Grenell vazhdon akuzat ndaj Kurtit, thotë se LVV beson që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime

Ndryshe, Grenell përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kurti ka qenë kundër të gjithë veprimeve të arritura deri më sot për Kosovën nga ish presidentët e SHBA-së.

Grenell përmes një postimi tjetër në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, dhe kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori