Vendimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, që të shkarkohen 14 konsuj kosovarë të cilët ishin në ambasadat e Kosovës në botë, ka bërë që konsujt të reagojnë ashpër ndaj ministrit.
Ndaj vendimit të Konjufcës ka reaguar edhe Henor Pakashtica, Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje të Bullgarisë, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar që emërimi i tij ishte i kundërligjshëm.
“Më 21 Mars 2019 ishte data kur unë dorëzova dokumentet për pozitën Zyrtar të Misionit Diplomatik , kërkesa ime ishte No 9 . Unë i jam nënshtruar atij konkursi ku, pas fazës së parë të seleksionimit të bazuar në dokumentacion, ka pasur edhe tri faza të tjera të testimit dhe vlerësimit. Këto vlerësime janë organizuar dhe realizuar nga organet kompetente të shtetit të Kosovës. Për shembull, faza e dytë e testimit me shkrim është organizuar dhe monitoruar nga autoritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në qendrën e tyre kryesore në Prishtinë, në Maj të vitit 2019”, ka shkruar Pakashtica në Facebook, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ai ka thënë se për shkak të angazhimit të tij në MPJ, ishte larguar nga vendi i punës ku kishte filluar të punonte pa mbushur 18-vjeç.
“Pas kalimit me sukses të secilës fazë, zyra e personelit të MPJ-së, më ka ftuar për të ju nënshtruar fazës së fundit të vlerësimit – intervistës finale. Kjo intervistë është realizuar me 05.06.2019 në ora 14:30 në objektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vlen të theksohet se Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, emërimin tim, ndër tjerash e ka bërë duke ju referuar konkursit të lartpërmendur.
Reagon njëri nga 14 konsujt e shkarkuar, akuzon Konjufcën për shkelje të ligjit
E fundit por jo më pak e rëndësishme, dua të bëj të ditur se për shkak të angazhimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në verë të vitit të kaluar unë kam dhënë dorëheqje nga vendi i punës ku kam filluar të punoj ende pa mbushur moshën 18 vjeçare Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Prishtinë”, vijon shkrimi i tij.
Ndryshe, ministri Konjufca ka deklaruar se ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Konjufca ka theksuar se ky vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme atakon 14 konsuj në disa Ambasada të Republikës së Kosovës në botë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë