LAJMI I FUNDIT:

Kongresmeni ulet në gjunjë, pastron mbeturinat pas sulmit në godinë

Kongresmeni ulet në gjunjë, pastron mbeturinat pas sulmit në godinë

Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që sulmuan godinën e kongresit amerikan.

Anëtari i dhomës së përfaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkatërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump. Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe kish ndihmuar në pastrimin e ambienteve.


Ishte diçka instiktive. Nuk e kisha menduar por doja vetëm të bëja diçka – tha demokrati i Nju Jersey-t. “E ndjeja se duhet të përpiqesha të bëja diçka për të rregulluar gjithë atë rrëmujë”. Kim, kishte qëndruar në zyrën e tij gjatë ngjarjeve të së mërkurës dhe kishte zbritur në dhomën e përfaqësuesve vetëm pasi gjithçka ishte bërë e sigurt, për të vijuar me certifikimin e fitores së Joe Biden.

Herët në mëngjesin e të enjtes, ai kishte bërë një ‘shëtitje’ nëpër ndërtesën e kongresit, ende të mbushur me xhama të thyer dhe mbeturina të tjera. Kishte parë një oficer policie që hidhte një kuti pice dhe e kishte pyetur nëse kishte qese të tjera mbeturinash. Më pas, ai kishte përveshur mëngët. Një fotograf e kishte fiksuar atë në objektiv dhe fotot u ndanë gjerësisht në mediat sociale. /tch/