LAJMI I FUNDIT:

Kongresmeni amerikan iu kërkon Bidenit e Blinkenit të mbështesin hyrjen e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan iu kërkon Bidenit e Blinkenit të mbështesin hyrjen e Kosovës në NATO

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres vazhdon të dëshmohet si njëri ndër miqtë më të mirë të Kosovës.

Republikani Ritchie Torres ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken që të mbështesin përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO, pasi kjo do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë në rajon.


“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. I bëj thirrje Presidenit Biden dhe Sekretarit Blinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.

Ai në një postim në Twitter ka publikuar letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.

Kongresmeni amerikan: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropë, ka ardhur koha të pranohet në NATO
Lexo po ashtu Kongresmeni amerikan: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropë, ka ardhur koha të pranohet në NATO

“Derisa Rusia po vazhdon të sillet si një akter joracional dhe Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është e rëndësishme që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën që t’i bashkëngjitet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë Kosovën dhe të sigurojmë se ata do t’i bashkëngjiten NATO-s si një vend anëtar”, thuhet ndër tjera në letër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori