Kongresistja republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anna Paulina Luna, ka reaguar pasi prokuroria në Milano nisi hetim pas pretendimeve se të pasurit nga disa vende kanë paguar për vrasje me snajper të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në 1995.

Ajo bëri të ditur se ka iniciuar që këto pretendime të hetohen edhe në SHBA dhe se është në kontakt me Konsullatën e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe me Ambasadën e Italisë në SHBA.


“Pagesa për të qëlluar civilë, e akoma më keq për fëmijë, është një nivel i së keqes që vendi ynë nuk mund ta tolerojë dhe nuk do ta tolerojë. Si qeveria italiane, ashtu edhe ajo boshnjake do të ndajnë të gjitha informacionet për të gjithë amerikanët që mund të jenë të përfshirë. Nëse ka amerikanë të përfshirë, ata meritojnë të akuzohen dhe të ndiqen penalisht”, deklaroi ajo.

Në filmin dokumentar “Sarajevo Safari”, të autorit Miran Zupaniq nga Sllovenia, i shfaqur në festivalin e filmit dokumentar AJB Doc 2022 në Sarajevo, pretendon se kryesisht persona të pasur nga Italia dhe disa vende të tjera kanë paguar Ushtrinë e Republikës Serbe (VRS) për t’u vendosur në pozicionet rreth Sarajevës dhe të vrasin civilë me snajper. Thuhet se kryesisht e bënin këtë për argëtim.

Pasi dolën këto pretendime, atëhershmja kryetare e Sarajevës, Benjamin Kariq (SDP), paraqiti një kallëzim penal për të hetuar këto pretendime.

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës formoi një çështje për këtë rast tre vite më parë. Prokuroria në Milano nisi hetimin para disa ditësh.

Ndryshe, rreth 100–110 mijë njerëz vdiqën gjatë luftës në Bosnjë (1992–1995), shumica ishin civilë mysliman. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com