Rreth shtatë tonelata fildish - që arrin vlerën e tetë milionë eurove - është konfiskuar në Hong Kong të Kinës, derisa po transportohej me kontejner nën peshq të ngrirë.

Sasia që vinte nga Malajzia, shfaqë mbytjen e qindra mijëra elefantëve, vetëm për t’ju marrë dhëmbët.


Deri më tani janë arrestuar tre persona, por duket se kjo është pjesë e një rrethi shumë të gjerë të kontrabanduesve.

Ky është rasti më i veçantë në tre dekadat e fundit, që është gjetur sasi kaq e madhe fildishi, i cili do të asgjësohet.

Fildishi në Kinë është shumë i kërkuar dhe për një kilogram, duhet paguar jo më pak se njëmijë euro. /Telegrafi/

Konfiskohet sasia më e madhe e fildishit qe eshte kontrabanduar ne 30 vitet e fundit foto 2

Konfiskohet sasia më e madhe e fildishit qe eshte kontrabanduar ne 30 vitet e fundit foto 3

Konfiskohet sasia më e madhe e fildishit qe eshte kontrabanduar ne 30 vitet e fundit foto 4