LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit në grevë

Konfirmohet: Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit në grevë

Pakënaqësia me mosarritjen e pagave sikurse kolegët e tyre, ka bërë që nga dita e martë një pjesë e stafit civil të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës të filloi grevën.

Ata përmes një komunikate për media kanë njoftuar se jashtë vendimit për rritjen e pagave janë lënë zyrat përgjegjëse për hartimin e politikave strategjike, programeve, legjislacionit, planifikimit buxhetor, koordinimit, monitorimit, raportimit të zbatimit të këtyre politikave dhe integrimin e çështjeve në të dy nivelet qeverisëse përfshirë  bashkëpunimin me shoqërinë civile.


“Ndarja dhe përfshirja e një pjese të stafit të Zyrës së Kryeministrit në këtë vendim, ka krijuar pabarazi në mirë funksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë që nëpunësit civil  në kuadër të zyrave që janë pjesë e vendimit të kenë dallime substanciale në paga nga nëpunësit tjerë, përkundër faktit se ne legjislacionin aktual duhet te trajtohemi barabartë”, kanë theksuar nga këshilli Grevist.

Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit hyn në grevë, arsye pagat
Lexo po ashtu Stafi civil i Zyrës së Kryeministrit hyn në grevë, arsye pagat

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Këshillit Grevist:

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 20.12.2017, mori vendim (Nr.04/20) për rritjen e pagave. Si rrjedhojë, nga ky vendim përveç stafit politik përfituan edhe një pjesë e stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit konkretisht: Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit ( një pjesë e stafit), Zyra Ligjore, Sekretariati Koordinues dhe Zyra për Informim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Përderisa jashtë vendimit janë lënë zyrat përgjegjëse për hartimin e politikave strategjike, programeve, legjislacionit, planifikimit buxhetor, koordinimit, monitorimit, raportimit të zbatimit të këtyre politikave dhe integrimin e çështjeve në të dy nivelet qeverisëse përfshirë  bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Ndarja dhe përfshirja e një pjese të stafit të Zyrës së Kryeministrit në këtë vendim, ka krijuar pabarazi në mirë funksionimin e Zyrës së Kryeministrit, duke bërë që nëpunësit civil  në kuadër të zyrave që janë pjesë e vendimit të kenë dallime substanciale në paga nga nëpunësit tjerë, përkundër faktit se ne legjislacionin aktual duhet te trajtohemi barabartë.

Qeveria mohon mbajtjen e grevës nga stafi civil i Zyrës së Kryeministrit
Lexo po ashtu Qeveria mohon mbajtjen e grevës nga stafi civil i Zyrës së Kryeministrit

Stafi i shërbimit civil që nuk janë pjesë e vendimit për pagat (Nr.04/20) i datës 20.12.2017, që nga hyrja në fuqi e vendimit, e deri më sot, kanë kërkuar në vazhdimësi të drejtën ligjore për mundësi, trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë, me anë të formave/mjeteve zyrtare të komunikimit, adresuar te Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Kabinetit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm në ZKM. Kërkesa jonë legjitime për trajtim të barabartë deri më tani nuk u shqyrtua.

Duke konsideruar që kemi shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike në dispozicion për komunikim të brendshëm institucional, fatkeqësisht nuk kemi arritur të kemi zgjidhje mbi kërkesën tonë, prandaj jemi detyruar që të drejtën tonë ligjore ta kërkojmë me anë të grevës.

Nga sot  datë 04 shtator 2018, e martë, zyrtarisht jemi në grevë. Greva do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesës tonë legjitime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori