LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet miqësia SHBA-Turqi: Miku im Erdogan, miku im Trump

Konfirmohet miqësia SHBA-Turqi: Miku im Erdogan, miku im Trump

Marrëdhëniet mes ShBA-ve dhe Turqisë janë më të afërta se kurrë. Presidenti Erdogan është një mik i imi, citohet të jetë shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York.

Sipas Trumpit, Erdogan duhet vlerësuar sepse është në drejtim të një vendi që ndodhet në një zonë shumë të vështirë të botës.


“Nga ana e vet, Erdogan iu referua Trump-it si ‘miku im Donald’”, shkruan gazeta “Hurryiet”.

Edhe në deklaratën e Presidencës turke theksohet klima e mirë e takimit si dhe pajtimi mes dy presidentëve për të kundërshtuar referendumin kurd që është propozuar nga Qeveria Autonome e Kurdistanit në Irak.