Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, thotë se në këtë klinikë janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me Coronavirus.
Sipas drejtoreshës Ajazaj -Berisha tha se kohëve të fundit kanë pasur raste që u kanë ardhur për herë të dytë, e madje disa prej rasteve duhet edhe të spitalizohen.
“Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen”, tha ajo për Ekonomia Online.
Ajo ka lutur partitë politike që të respektonë masta anti-Covid në tubimet paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme.
“Ne si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që virusin e kemi ende prezent, po e vërejmë që kohë pas kohe kemi rritje të numrit, e kohë pas kohe kemi edhe rënie të numrit, mirëpo ende kemi rritje të numrit të rasteve që përfundojnë me vdekje prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që t’i largohemi grumbullimeve të panevojshme, ta ruajmë distancën sociale dhe t’i bartim maskat dhe të gjitha masat mbrojtëse që dalin nga institucionet shëndetësore pa kurrfarë dallimi mes njëri-tjetrit”.
Një shqetësim në Klinikën Infektive, sipas drejtoreshës është mungesa e barnave.
“Ne në klinikën Infektive për momentin kemi vetëm rastet Covid pozitiv, të cilët janë të spitalizuar, kohë pas kohe kemi mungesa të barnave, sidomos të antibiotikëve, mirëpo vazhdimisht jemi në takime me menaxhmentin edhe drejtorinë e ShSKUK-së në mënyrë që të mund të sigurohen të gjitha barnat që të mos kenë nevojë që pacientët t’i sigurojnë me mjete vetanake, mirëpo kohë pas kohe kemi mungesa”.
Mes tjerash ajo përmend edhe kapacitetet e Klinikës Infektive, duke treguar që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë qenë në shërbim të qytetarëve.
“Tani në klinikën Infektive po bëhen gati një vit që veçse kemi filluar me rastet, në fillim rastet e dyshimta pastaj edhe rastet e konfirmuara nga 13 marsi dhe deri më tani kemi qenë me të gjitha kapacitetet të cilat na i kemi vazhdimisht në shërbim të qytetarëve pa u kursyer për asnjë moment as veten e as familjet dhe jemi munduar që në çdo kohë për çdo qytetar, i cili ka pas nevojë për hospitalizim, të jetë i spitalizuar”, tha Ajazaj-Berisha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur