LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet data zyrtare e prezantimit të Toyota Supra 2020 (Foto)

Konfirmohet data zyrtare e prezantimit të Toyota Supra 2020 (Foto)

Pritjes i vjen fundi pas tre muajsh, kur të fillojë Detroit Auto Show

Bazuar në Mazada RX-7 dhe Acura NSX, shihet se makinat sportive japoneze kanë arritur një nivel tjetër, transmeton Telegrafi.


Dallim nuk pritet se do të bëjë edhe Toyota Supra që lansohet më 2020. Megjithëse është parë disa herë me shtresat për kamuflazh, shihet se është shumë sportive, me linja të përshtatshme për t’i dhënë nivel të lart aerodinamike.

Por, për një kohë të gjatë, shtresat e kamuflazhit nuk iu hoqën, ndërsa të gjitha lajmet për prezantimin e mundshëm dolën se ishin të pavërteta.

Deri më tani kur ka ardhur konfirmimi, se modeli Supra i ri, do të prezantohet zyrtarisht në Detroit Auto Show, gjatë janarit të vtit që vjen. Ky model pritet të jetë shumë më ndryshe, se origjinali që mbeti gati i pandryshuar që prej se u lansua më 1998. /Telegrafi/