LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin e njohur “Syri i Popullit”

Konfirmohet aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin e njohur “Syri i Popullit”

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën e re të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”, Avni Llumnica, Sadri Ramabaja dhe Bajrush Konjusha.

Në vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e Apelit, më 1 shkurt 2021, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Llumnica e Ramabaja, avokatëve Naim Rudari dhe Ramiz Krasniqi.


Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktvendimin e saj të nxjerrë më 18 janar 2021, kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Pas kthimit në pikën zero të këtij rasti, PSRK-ja kishte prezantuar aktakuzë të re, ku tani të akuzuar ishin vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me Murat Jasharin i cili nuk është pjesë e aktakuzës,  pasi që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata ndaj tij ka shqiptuar masën së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Ndërsa Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

PSRK ka lënë në aktin akuzues edhe Bajrush Konjushën, të cilën e ngarkon me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, i cili pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me 300 euro gjobë.

Në vendimin e Apelit thuhet se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk ishin të bazuara, me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë kishte vlerësuar drejtë kërkesat e paraqitura nga mbrojtësit për hedhje të aktit akuzues.

Arsyetimi i dhënë nga shkalla e parë, sipas Apelit, përmban arsye të mjaftueshme se aktakuza e re e ngritur nga PSRK-ja dëshmon se ka prova të mjaftueshme, për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat që u ngarkohen.

Sipas vlerësimit të Apelit, shkalla e parë ka dhënë në mënyrë të zgjeruar arsye lidhur me dyshimin e bazuar rreth provave të kundërshtuara dhe drejtë ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural.

Apeli në vendimin e saj ka vlerësuar se, mbështetur në provat që gjenden në shkresat e lëndës dhe veprimet e përshkruara në aktakuzë, tani ekzistojnë elementet qenësore të veprave penale për të cilat akuzohen të akuzuarit.

Ndryshe ky rast është i njohur me emrin “Syri i Popullit” kishte filluar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018. Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.

Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri Avni Llumnica me dashje që i akuzuari Murat Jashari të vriste për hakmarrje të dëmtuarin Azem Vllasin, i kishte dhënë ndihmë Jasharit në kryerjen e veprës penale. Llumnica thuhet se më 6 mars 2017, e kishte sjell nga Zvicra në Kosovë të akuzuarin Murat Jashari, e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ndërsa një ditë më vonë e kishte dërguar në motel “Fontana” në Veternik, ku ia kishte paguar edhe fjetjen në këtë motel.

Ndërsa, sipas pretendimeve të Prokurorisë, kur i pandehuri Murat Jashari kishte kryer vepër penale ndaj Azem Vllasit, ai bashkë me të akuzuarin Llumnica ishin takuar në qytet dhe pasi që kishin dashur të largoheshin për në shtetin e Zvicrës në orën 12 të mbrëmjes ishin arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë, Llumnica akuzohej se kishte  kryer veprën penale “ hakmarrje në ndihmë” nga neni 396 I KPRK-së.

Llumnica sipas kësaj aktakuzë sa ishte në Qendrën e paraburgimit në Lipjan më 16 maj 2017 thuhet se duke përdorur kanosjen dhe forcën ka dhunuar të dëmtuarin N.Z  duke e futur në banjo të dhomës së paraburgimit dhe duke e detyruar të njëjtin që t’i bëj seks oral.

Sipas akuzës Llumnica edhe para se të ndodhte rasti disa ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht të dëmtuarin në fjalë.

Llumnica akuzohej për veprën penale “dhunim” nga neni 230 i KPRK-së.

Të pandehurit Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topalla, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha, pretendohet se më 15 maj 2017, siç thuhet në aktakuzë, ishin pjesë e organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturin ‘Avni Rrustema’ diku në një shtet të Evropës kishin filluar aksionet e kundërligjshme me qëllim që të destabilizonin ose shkatërronin strukturat themelore politike, ekonomike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të njëjtit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe  vrasje ndaj personaliteteve të lartë shtetëror të konsideruar si ish funksionarë të viteve 1980-1991 si tradhtar të vendit.

Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, ish-ministrit Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj duke vazhduar me komandantë të luftës së UÇK-së, drejtorin e ATK-së, klerikët fetarë etj.Sipas akuzës, ky grup me qëllim të vrasjes së këtyre personave që i konsideronin si tradhtar kishin themeluar fondin “Liria e Atdheut” dhe si organizatë “Syri i Popullit” kishin një strukturë të ndarë në bazë të hierarkisë, kishin emra të koduar dhe detyra të ndara thuhet ndër tjera në aktakuzë.

Ndërsa, i pandehuri Murat Jashari thuhet se kishte tentuar të vriste Azem Vllasin si ish-funksionar i cili sipas tyre ishte vlerësuar si i pari në listën e tradhtarit të vendit. /BetimiperDrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori