LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen specifikat kyçe të Nubia Z40S

Konfirmohen specifikat kyçe të Nubia Z40S

Marka Nubia do të lansojë në treg me 20 korrik telefonin e saj të ri, dhe GSM Arena shkruan se kanë marrë disa detaje nga ueb-faqja zyrtare e Weibo.

Ngjarja planifikohet që të ndodhë gjatë së mërkurës në ora 14:00 sipas kohës lokale dhe aty do të prezantohet Nubia Z40S Pro.

Pajisja do ta pasojë Nubia S40 Pro e cila u lansua më herët gjatë muajit shkurt dhe e cila kishte të integruar çipin e serisë së fundit Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, transmeton Telegrafi.


Dizajni i Z40S Pro është ndryshuar paksa ndërsa këtë ka një ekran të sheshtë dhe një modul të ri-dizajnuar të kamerës kryesore.

\

Pajisja do të “riciklojë” konfigurimin e kamerës Z40 Pro e cila përfshinë një kamerë prej 64 me sensor primar të Sony IMX787 me një lente ekuivalente prej 35mm dhe OIS, një modul ultra të gjerë me kapacitet prej 50MP e cila dyfishohet si kamerë makro e cila gjithashtu ka OIS dhe një modul periskopi ekuivalent prej 8MP dhe 125mm me zmadhim optik prej 5X.

Pjesa e re e Z40S Pro është një buton i shkurt rrëshqitës i cili automatikisht do të shndërrohet në “modalitetin e fotografisë në rrugë”.

Mbetet të shihet se nëse butoni do të jetë i riaplikueshëm. Ndërsa është konfirmuar se bateria në telefonin e ri do të ketë kapacitet prej 5,000mAh.

Nubia Z40S Pro do të jetë në dispozicion në ngjyrën e zezë dhe të gjelbër, dhe gjithashtu me një model special Ling Cage me theksime të ngjyrës së kuqe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Teknologji
Kalo në kategori