Raportimet se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat e anëtarësimit do të mbahet në muajin qershor, Komisioni Evropian nuk i konfirmoi, por bëri të qartë se Tirana dhe Shkupi nuk do të ndahen në procesin e integrimit.
“Ajo që mund t’iu them është se, siç e kemi përsëritur shpeshherë, presim me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky është një pozicion shumë i qartë nga ana e Komisionit Evropian”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian
Ajo bëri të ditur dhe hapat që duhen bërë që të niset me hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Që kjo të ndodhë, Këshilli duhet të dakordohet për kornizën e negociatave, për të cilën Komisioni e ka dërguar shumë kohë më parë propozimin e tij. Ndaj jemi në këtë pikë, Komisioni Evropian pret që presidenca të gjejë një kohë të përshtatshme për të mbajtur konferencën e parë sa më shpejt me të dyja shtetet”, vijoi ajo.
Në të njëjtën linjë edhe Gjermania, që nuk pranon ndarjen e Tiranës dhe Shkupit në procesin e integrimit. Për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, “në të kaluarën këto vende nuk janë ndarë dhe ka qenë në rregull. Ne mbështesim presidencën portugeze që të gjejë sa më shpejt zgjidhje për çështjet dypalëshe, në mënyrë që të hapen sa më shpejt konferencat e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Shqipërinë. Nuk mendojmë t’i ndajmë nga njëra-tjetra”.
Zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/OHDIR për mbarëvajtjen e procesit pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë./A2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe