LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni pa ndërprerje, kërkohet vozitje e kujdesshme

Komunikacioni në Maqedoni pa ndërprerje, kërkohet vozitje e kujdesshme

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa LAMM rekomandon të përshtatet shpejtësia e lëvizjes në rrugët nëpër grykat malore ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Jashtë mjediseve të qytetit, intensiteti i komunikacionit është mesatar në këtë fundjavë festive të vazhduar.


Vendkalimet kufitare për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend mbesin të mbyllura përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korrit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, pas mendimit të marrë paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinues.