LAJMI I FUNDIT:

Komunat pro vazhdimit të masave anti COVID-19, Hoti vlerëson angazhimin e tyre

Komunat pro vazhdimit të masave anti COVID-19, Hoti vlerëson angazhimin e tyre

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, patën sot një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe me drejtorët e Departamenteve Komunale të Shëndetësisë, me të cilët biseduan për masat e mëtejme të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.

” Hoti e vlerësoi angazhimin e kryetarëve të Komunave, të cilët i falënderoi për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për masat shtesë, duke përfshirë edhe aktivizimin e shtabeve emergjente. Po ashtu, ai kërkoi që të bëhen përgatitje për masat e mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator. Në këtë kontekst, u shtrua edhe nevoja e përgatitjeve për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e komunave në këtë proces.


Në këtë takim, që u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit,  Imri Ahmeti prezantoi masat e këtij asociacioni për parandalimin e pandemisë, si dhe angazhimin e komunave për krijimin e qendrave dhe ekipeve të veçanta, të cilat do t’u ofrojnë shërbimin e nevojshëm shëndetësor të prekurve nga kjo pandemi. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se koordinimi me komunat është esencial për parandalimin e pandemisë.

Ai u premtoi komunave se do të ketë përmirësim të furnizimit të spitaleve rajonale me oksigjen, duke i falënderuar komunat që me kapacitetet e tyre i kanë furnizuar spitalet me oksigjen.

Po ashtu, ministri Zemaj tha se lidhur me furnizimin me autoambulanca, MSH-ja e ka proceduar kërkesën për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor, si dhe rishikimin dhe decentralizimin e masave për shpërndarjen e ndihmave”, thuhet në njoftim.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, bëri thirrje që zbatimi i masave të vazhdojë nga të gjithë, ndërsa kryetarët e Komunave adresuan një varg çështjesh që lidhen me masat shtesë, të cilat e ndihmojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19, e të cilat, sipas tyre, kërkojnë një vëmendje dhe adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori