LAJMI I FUNDIT:

Komunat nuk ndajnë bursa për drejtimet deficitare (Video)

Komunat nuk ndajnë bursa për drejtimet deficitare (Video)

Për një vend pune ne arsim në Komunën e Ferizajit konkurrojnë mesatarisht 50 persona.  

Por, numri i madh i të diplomuarve në edukim e të papunë, nuk e ka ndalë Komunën që të jap sërish bursa për studentët e edukimit dhe të nxisë numër edhe më të madh të të diplomuarve në këtë drejtim.


Ferizaji ka të zhvilluar tregtinë dhe industrinë. Poashtu llogaritet si qyteti i dytë sa i përket taksapaguesve në buxhetin e Kosovës.

Komunat e Kosovës  ndajnë shifër të vogel nga buxheti për bursa, ku përfitojnë numër simbolik i  studentëve, me shuma poashtu simbolike.

Problem në shumicën e komunave është fakti se nuk kanë ndonjë raport studimi, i cili i informon rreth drejtimeve deficitare. Kësisoji Ferizaji ose Rahoveci, janë dy prej komunave që kanë ndarë bursa në drejtimet për të cilat nuk kanë nevojë.

Madje, ka edhe më keq. Komuna e Vitisë nuk i ka përcaktuar fare drejtimet e studentëve që u ka ndarë bursë. Në listën zyrtare të tyre tregohet vetëm emri e mbiemri i studentit.

Rahoveci, që vlerësohet si hambari i Kosovës për shkak të zhvillimit bujqësor, nuk ka ndarë asnjë bursë për studentët që studiojnë në drejtime bujqësore.

Kryetari Smajl Latifi thotë se e ka trashëguar këtë gjendje dhe këtë listë të drejtimeve.

“Ne e kemi trashëguar këtë gjendje qysh nga viti 2017. Ne kemi ndarë 63 bursa për studentët që komisioni ka vlerësuar se i plotësojnë kriteret”, deklaron kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai e pranon se pavarësisht drejtimeve, përparësi ju kanë dhënë notës mesatare.

Selvete Bajraktari, kryetare e komisionit që ka bërë përzgjedhjen e studentëve bursistë nga Ferizaji thotë se kriter ka qenë nota mesatare.

“Ne kemi kriter që nota mesatare minimale të jetë 7.5. Kriter tjetër është që studenti të ketë përfunduar të gjitha privimet…”, shprehet Selvete Bajraktari – kryetare e Komisionit të bursave në Ferizaj.

Në Komunën e Vitisë nuk kanë pasur studim që do t’i definonte lëndët deficitare.

Ata po mundohen që në konkursin e sivjetëm të fusin disa kritere.

“Për këtë vit kemi paraqitur tre drejtime deficitare dhe ato janë: Gjuha gjermane, fizika dhe matematika”, deklaroi drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini.

Peja dhe Prishtina janë dy komuna që në bursat e tyre kanë futur tashmë lëndët deficitare, derisa komuant e tjera pritet ta bëjnë këtë pasi që t`i kenë të identifikuara këto lëndë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori