Sot, e diel, më 12 tetor 2025, qytetarët e Republikës së Kosovës po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të ndikuar në drejtimin dhe administrimin e komunave të tyre për katër vitet e ardhshme, transmeton Telegrafi.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në ora 13:00, numri i votuesve që kanë votuar është 334,677, apo 16.28%.

Sipas të dhënave nga KQZ, dalje më e madhe e votuesve vërehet në komunat me shumicë serbe.

Në Mitrovicë të Veriut, deri tani kanë votuar 4 mijë e 907 nga 17 mijë e 643 sa kanë të drejtë vote.


Foto KQZ


Po ashtu, edhe në Zveçan deri në ora 13:00 kanë votuar 2 mijë e 623 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 6 mijë e 872 qytetarë.

Përqindja e votuesve është 38.17%.


Foto KQZ


Në Zubin Potok kanë votuar 2 mijë e 406 qytetarë, nga 6 mijë e 486 qytetarë sa janë në listën e votuesve.

Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 13:00 është 37.10%.

Foto KQZ


Në Mamushë kanë votuar 1 mijë e 573 qytetarë, nga 4 mijë e 383 sa kanë të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime është 35.89%

Foto KQZ

Qytetarët mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë deri në ora 19:00./Telegrafi/