LAJMI I FUNDIT:

Komuna Makedonska Kamenica përgatit masa rregulluese për furnizim me ujë të pijshëm

Komuna Makedonska Kamenica përgatit masa rregulluese për furnizim me ujë të pijshëm

Komuna Makedonska Kamenica është duke përgatitur paket-masa me të cilat do të vendoset rregullore e re për pagesën e shërbimit të ujësjellësit dhe disa masa tjera lehtësuese, me qëllim të tejkalimit të revoltës së qytetarëve për arsye të mungesës së ujit të pijshëm gjatë kësaj periudhe të thatësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje për çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm. Kemi në plan pako-masa të cilat do t’i dorëzojmë te Këshilli i komunës për miratim të një Rregulloreje të re për pagesë dhe shpresoj që çdo qytetar i ndërgjegjshëm të ketë parasysh masat që ndërmerren për ta tejkaluar problemin e furnizimit me ujë të pijshëm’, tha kryetari i komunës Darko Mitrevski.

Ai rikujtoi se për shkak të periudhës së thatësisë në vend, sasia e ujit në burime gjatë 15 ditëve të fundit është shumë e zvogëluar, ndërsa harxhimi është dyfishuar dhe tha se pret shfrytëzim racional të ujit për pije nga ana e qytetarëve të Makedonska Kamenicës.

Analizat e fundit të Qendrës për Shëndet publik treguan se uji në Makedonska Kamenicë mund të konsumohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori