Komuna e Tetovës hesht dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të Alsat, nëse vetëqeverisja lokale e ka mbrojtur burimin e lumit Shkumbin, nga ku qytetit furnizohet me ujë të pastër të pijshëm. Nga Departamenti i marrëdhënieve me publikun në Tetovë dje thanë se përgjigje do të marrim sot, por shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun, përveç që nuk na dërgoi përgjigje sot, nuk iu përgjigj as telefonatave tona. Situata është tejet shqetësuese, sepse sipas Inspektoratit të Mjedisit, një nga hidrocentralet e vogla, që po ndërtohen në Sharr është në afërsi të burimit të lumit Shkumbin, dhe është e mundur ndotja e ujit të pijshëm.
“Ne kemi përcaktuar se, ai që është më i avancuari në ndërtim, e që ndodhet më lart në malin e lumit Shkumbin ka mundësi potenciale për ndotjen e furnizimit me ujë të qytetit të Tetovë”, tha Ana Petrovska- U.D drejtore e Inspektoratit të mjedisit.
Shoqatat ekologjike mbeten të mendimit se ekonomia dhe ekologjia nuk shkojnë së bashku. Në zonë të mbrojtur nuk lejohet ecja e lëre më të ndërtohet hidrocentral, shprehen të prerë ambientalistët.
Heshtje edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Nuk morëm përgjigje nga ministria përkatëse nëse hidrocentrali në lumin Shkumbini, për të cilin drejtorja e inspektoratit dje paralajmëroi se është në zonën e mbrojtur rreptësishtë të Parkut Nacional. Me shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional, duhet të ndalohet lëshimi i koncesioneve për hidrocentrale të reja, ndërsa ata që kanë marrë leje por nuk kanë filluar me ndërtim duhet t’u merret leja./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën