LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Komuna e Skenderajt mbështet fermerët

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen sistemit të ujitjes pikë-pikë dhe folin e zezë, për dredhëzën industriale senga-sengana, për 6 fermerë të kësaj komune.

Fermerëve sot u janë dorëzuar pajisjet përkatëse nga pakoja përfituese në kuadër të projektit mes Komunës së Skenderajt dhe USAID-it.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se edhe këtë vit do të vazhdohet fuqishëm mbështetja e fermerëve të komunës sonë, ashtu siç parashihet në planin e punës të kryetarit Bekim Jashari.