LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit shpall ditë zie të hënën, pas aksidentit tragjik ku vdiqën tre persona

Komuna e Rahovecit shpall ditë zie të hënën, pas aksidentit tragjik ku vdiqën tre persona

Dita e hënë e javës së ardhshme, 29 korrik është shpallur Ditë Zie, në Rahovec pas aksidentit tragjik që ndodhi në këtë qytet ku humbën jetën tre persona.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.


Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti në Rahovec
Lexo po ashtu Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti në Rahovec

“Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec! Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, shkruan Latifi në Facebook.

Kujtojmë që në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën 3 persona dhe 3 të tjerë u lënduan rëndë.