Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare.
Sipas thirrjes organizatat duhet që në fushë veprimtarinë e tyre t’i kenë të përfshira këto aktivitete: shërbime sociale, ushqim për persona në nevojë, qëndrim ditor për të moshuarit dhe aktivitete sociale për persona në nevojë.
“Qëllimi i qendrës sociale-komunitare është të ofrojë përkujdesje për personat në nevojë, rastet sociale, grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit. Shërbime përmes një kuzhine popullore, duke krijuar një hapësirë ku ata të ndihen të mbështetur, të përfshirë dhe të respektuar. Qendra duhet të ofrojë gjithashtu aktivitete sociale, kulturore dhe shërbime bazë për mirëqenien e tyre”, thuhet në thirrjen publike, raporton Telegrafi.
Te shërbimet kryesore të qendrës përfshihet Kuzhina Popullore apo ofrimi i ushqimeve falas për rastet sociale grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit, pastaj aktivitete të ndryshme si organizimi i klubeve të leximit ose diskutimeve kulturore, dhe gjithashtu këshillimi psikologjik përkatësisht mbështetja për përballimin e vetmisë dhe problemeve emocionale.
Sa i përket hapësirave të qendrës parashihet që të ketë sallë sociale, për aktivitete, takime dhe festa, dhoma relaksimi për persona dhe të moshuarit që dëshirojnë të pushojnë ose lexojnë, pastaj hapësirë të pajisur mirë për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimeve.
“Objekti duhet të ketë hapësira te mjaftueshme administrative, hapësira për të ofruar shërbime ndaj te moshuarve gjatë qëndrimit ditor me të gjitha shërbimet sipas nevojës. Kuzhinë për përgatitjen e ushqimit, hapësirë për shpërndarjen e ushqimeve, sallë për ngrënien e ushqimit për persona në nevojë. Depo për ruajtjen e ushqimeve efikas dhe cilësor, parking të mjaftueshëm për ata që e frekuentojnë objektin. Hapësira për aktivitete edukative kulturore-sociale: amfiteatër, bibliotekë, sallë konferencash si dhe hapësira të mjaftueshme për të gjitha shërbimet sociale për kategoritë e përmendura më lartë. Objekti duhet të ketë hapësirë gjelbëruese sipas standardeve”, thuhet në thirrje, raporton Telegrafi.
Në kuadër të përfitimeve sociale, thirrja ka parashikuar promovimin e solidaritetit dhe ndihmës komunitare, mbështetje për familjet që nuk kujdesen për vete, si dhe zvogëlimin e izolimit dhe vetmisë tek të moshuarit.
Ndërkaq te kushtet, thirrja e DPMS-së ka paraparë që organizatat duhet të jenë të specializuara për ofrimin e shërbimeve, të kenë dëshmi mbi dhënien e shërbimeve, si referencat, memorandumet, marrëveshjet me institucionet shtetërore ose private; duhet të kenë qarkullim 5 milionë euro për 3 vitet e fundit; të pranojnë staf të ri apo të krijojnë vende të reja të punës mbi 10 persona në vitin e parë të operimit; derisa organizata fituese duhet të dorëzojë edhe raportin e auditorit për 3 vitet e fundit.
“Të drejtë konkurrimi kanë vetëm OJQ-të që veprojnë në Komunën e Prizrenit. Objekti duhet të ketë jo më pak se 6,000 metër katror hapësira të shfrytëzueshme”, thuhet në thirrjen që mbetet e hapur për 15 ditë, raporton Telegrafi.
Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.
Kjo vendimmarrje ishte kundërshtuar nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e LVV-së me arsyetimin se prona e sipërpërmendur ka shërbyer si hapësirë publike përkatësisht park për fëmijë. Megjithatë vendimi i KK-së së Prizrenit ka kaluar filtrin e ligjshmërisë nga MAPL-ja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"I tmerrshëm jam - nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën", regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

Gjesti: Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin - nuk mund të shoh mirë

"Më provokoi, nuk e durova më" - zbardhet dëshmia e Jozit në polici pas arrestimit për dhunën e ushtruar ndaj Gjestit në BBVA 4

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4