Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.
Bëhet fjalë për katin e fundit të një objekti që ndodhet në rrethrrotullimin në Çagllavicë.
Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.
Edhe përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rrënimet e tilla janë të pashmangshme.
“Në Prishtinë, nuk ka tolerance për ndërtimet pa leje! Sot kemi filluar rrënimin e një kati të ndërtuar pa leje, në objektin e destinuar për qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Lipjan. Pala përveç që nuk i ka respektuar vendimet paraprake të inspektorit të zonës për ndërprerje të punimeve, i ka shtuar punët ndërtimore në ndërkohë. Rrënimi në raste të tilla është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur