LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës sot rifillon shpërndarjen e shujtave ushqimore

Komuna e Prishtinës sot rifillon shpërndarjen e shujtave ushqimore

Komuna e Prishtinës njoftoi se prej sot e rifillon shpërndarjen e shujtave të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.

Ushqimi do të shpërndahet në dy pika në ora 12:00 në “Tophane” dhe “Aktash”.


“Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Njëkohësisht, Komuna bën thirrje që të gjithë përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend. /Telegrafi/