LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë

Komuna e Prishtinës shpall gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i qenve endacakë

Komuna e Prishtinës thotë se situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant, prandaj kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që të mund të marrin vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin.

“Tash u bënë dy vite që Kryetari Shpend Ahmeti i ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, por ende nuk kemi marr përgjigje. Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet të ballafaqohen vetë me këtë dukuri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit, qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime, Agjenci kjo e nivelit qendror”.

“Ne jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. I bëjmë apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrit gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohen AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet”.

“Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në Komunën tonë, që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, por druajmë se nuk mjafton.

“Të punojmë së bashku për të arritur zgjidhje të pranueshme për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e Komunës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori