LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës kërkon të ndërpritet gjurmimi i kontakteve, rekomandon testime serologjike

Komuna e Prishtinës kërkon të ndërpritet gjurmimi i kontakteve, rekomandon testime serologjike

Me lehtësimin e masave është vërejtur fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve, dhe si rrjedhojë është shtuar edhe numri i rasteve pozitive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës po vlerëson se duhet të ndryshohet strategjia e qasjes ndaj pandemisë, derisa rekomandojnë 8 pika për luftimin e kësaj të fundit.


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se gjurmimi i kontakteve duhet të ndërpritet, derisa kërkon që tash e tutje të bëhen testime serologjike.

Ai shtoi, se vetëm nëpërmjet kësaj forme, do të bëhej e ditur se në cilën masë ka kaluar COVID-19, apo cila është ajo përqindje e imunitetit kolektiv, e që siç thotë ai duhet të krijohet para fillimit të fazës së dytë.

“Në tre pikat kyçe parashihet që këto hulumtime epidemiologjike, testimi i  kontakteve të ndërpriten, vetëm personat që kanë simptoma të testohen. E dyta të lejohen testimet serologjike, testim i cili jep dy rezultate, jeni ose jo të infektuar nga COVID-19 dhe testi i dytë i cili tregon, se ndoshta ju keni qenë asimptomatik, ndoshta ju veç e keni kaluar COVID-19…Nuk mund të aplikohet vetëm në Klinikën Infektive, por secilës komunë dhe klinikë private t’i jepet e drejta të bëjë këtë test…Në këtë formë ndoshta e kishim testuar të gjithë popullatën se në cilën masë e kemi tejkaluar ose cila është ajo përqindje e imunitetit kolektiv, e cila duhet të krijohet para fillimit të fazës së dytë”, thotë ai.

Sa i përket rritjes së numrit të personave të infektuar, ai thotë se kjo ka qenë e pritur, për të vetmen arsye, se qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet.

“Eskalimi i numrit të të infektuarve është pritur, për arsye të mos respektimit të masave parandaluese nga ana e qytetarëve. Ne jemi të përgatitur edhe për eskalim më të madh të situatës, kur them eskalim nënkupton që, komuna e Prishtinës është e përgatitur që të strehoj afër 100 persona. 100 shtretër jemi në gjendje me i përgatitë në qendrat e mjekësisë familjare, njëra në Kodrën e Trimave dhe tjetra në Emshir. Kemi përgatitur edhe 14 shtëpiza në Gërmi, me rreth 150 shtretër”, thotë Nushi.

Ndër, vendet ku vërehet frekuentim i madh i qytetarëve, janë kafiteritë. Edhe pse këto të fundit janë hapur me kusht që të respektojnë rekomandimet, Nushi thotë se një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Derisa vlerëson, se inspektorët nuk kanë kapacitetin e mjaftueshëm të kontrollojnë çdo lokal.

“Qoftë inspektorët e Komunës së Prishtinës, qoftë Policia e Kosovës, qoftë inspektorët sanitarë në kuadër të AVUK, ose në nivel qeveritarë, nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm që të vizitojnë secilën kafiteri, restorant apo hotel. Prandaj mos respektimi i këtyre masave vetëm sa e përkeqëson situatën. Tash duhet të kemi frikë mos po ndodhë infektimi i personelit shëndetësor dhe atëherë mund të ballafaqohemi me numër jashtëzakonisht të madh”, deklaroi ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori