LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës kërkon nga klubet e natës të paguajnë taksën për punë pas orës 24:00

Komuna e Prishtinës kërkon nga klubet e natës të paguajnë taksën për punë pas orës 24:00
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga klubet e natës të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, që të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023.

Kjo sipas rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotjen akustike.


“Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon Subjektet afariste-klubet e natës, të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023. Andaj ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës që të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara sipas Rregullores së lartpërmendur”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës bën të ditur se kërkesës duhet ti bashkëngjiten: Certifikata e Biznesit me informata dhe kopja e dokumentit identifikues.

Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024.

Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës./Telegrafi/