Komuna e Prishtinës hap konkursin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike për vitin 2026-2027


Komuna e Prishtinës ka njoftuar hapjen e konkursit për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Kryeqytetit për vitin edukativo-arsimor 2026-2027.
Përmes një njoftimi publik, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike, duke ndjekur kriteret dhe procedurat e përcaktuara.
"Është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Kryeqytetit", ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, procesi i aplikimit përfshin institucionet parashkollore publike që funksionojnë në kuadër të Komunës së Prishtinës për vitin e ri edukativo-arsimor.
"Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës për vitin edukativo-arsimor 2026–2027", thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se të interesuarit mund të informohen për kushtet, kriteret dhe procedurat e aplikimit përmes njoftimit të plotë të publikuar nga autoritetet komunale.
"Në lidhjen më poshtë gjeni njoftimin e plotë, kriteret dhe procedurën e aplikimit", thuhet më tej në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Aplikimin mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/







































