LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës gjobit partitë politike për shkeljen e masave anti-COVID

Komuna e Prishtinës gjobit partitë politike për shkeljen e masave anti-COVID

Në 20 raste ndaj partive politike që kanë shkelur masat anti-COVID, Komuna e Prishtinës ka shqiptuar gjobë prej 2000 eurosh, ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Adonis Tahiri.

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Tahiri ka njoftuar se janë shqiptuar pesë gjoba.


Nga lista që ai ka publikuar, Vetëvendosje prin me 7 gjoba.

Ajo ndiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me pesë gjoba, ndërsa Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë kishin nga tri. Nisma dhe AKR-ja kishin nga një gjobë.

Tahiri ka shtuar se nëse gjobat nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit.

Të gjitha partitë kanë shkelur masat në tubimet me qindra qytetarë, edhe pse me masat anti-COVID numri ishte i limituar. Në shumicën e tyre nuk është respektuar masa e distancës e as ajo e bartjes së maskës.

Këto tubime kanë alarmuar profesionistët shëndetësorë që i druhen një rritje të rasteve të reja me coronavirus.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 63 mijë e 805 raste pozitive ndërsa 1540 persona kanë vdekur. Janë edhe 7041 raste aktive.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori