Komuna e Podujevës, përmes programit AGRO të USAID-it, ka nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi në fushën bujqësisë me përfaqësuesit e kompanive “Agroprodukt VM”, “Herta-Fruits” dhe “Agro-Peti”, për furnizim të fermerëve me fidanë të dredhëzës industriale dhe bimëve mjekuese aromatike.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimin Rural i Komunës së Podujevës, Vezir Januzi, ka pritur në takim drejtorin e Programit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (USAID), Fatmir Selimi, si dhe përfaqësuesit e kompanive “Agroprodukt VM”, “Herta-Fruits” dhe “Agro-Peti”.
Në takimin, ku ishit prezentë edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtori i Ambientit, Hamdi Jaha, u bisedua për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që do të realizohen dhe mundësitë e partneritetit edhe ne fusha të tjera, me interes për zhvillimin e bujqësisë në Podujevë.
Me këtë rast, drejtori Januzi, përfaqësuesi i “Agroprodukt VM”, Rrustem Imeri, përfaqësuesi i “Herta-Fruits”, Jeton Sfirca dhe përfaqësuesi i kompanisë “Agro-Peti”, Petrit Shabani, në prezëncën e drejtorit të programit AGRO të USAID-it, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e sipërfaqeve me dredhëz industriale dhe bimë mjekuese aromatike.
Palët nënshkruese të marrëveshjeve vlerësuan se qëllimi kryesor i tyre është zhvillimi i industrisë komerciale të dredhzës, varieteti Senga Sengana dhe bimëve mjekuese aromatike në Komunën e Podujevës, duke marrë për bazë potencialin që kanë si dhe ngritjen e zhvillimit të ekonomive familjare, krijimit mundësisë së punësimit dhe rritjes së shitjeve përmes eksportit.
Marrëveshjet e nënshkruara janë pjesë e programit AGRO të USAID-it dhe në bazë të tyre kompanitë “Herta-Fruits” dhe “Agro-Peti” do të sigurojnë fidanë të dredhëzës të varietetit Senga Sengana për një sipërfaqe prej 24 hektarësh, ndërsa “Agroprodukt VM”do të sigurojë fidanë me bimë mjekuese aromatike për 2.5 hektarë.
Gjithashtu kompanitë nga këto marrëveshje do të ofrojnë bashkëpunim të plotë në këshillime dhe trajnime për fermerët përfitues, të cilët do të përzgjedhjen në bashkëpunim me DBPZHR – Podujevë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë