Interesimi i madh i fermerëve ka bërë që Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, t’i subvencionoi fermerët me serra dhe farë misri.
Drejtori i DBZHR-së, Nasuf Aliu, në një bisedë për Veriu.info ka treguar se e ka përkrahur sektorin e Pemëtarisë, duke shpërndarë serra për fermerët.
“DBZHR duke e parë interesimin e madh të fermerëve për ngritjen e serrave dhe gjendjen ekonomike jo të favorshme të fermerëve , ka përkrahur 17 përfitues/prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 50m2 dhe 10 përfitues/prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 250m2”, thotë drejtori Aliu.
Ai bënë të ditur se nga ky projekt kanë përfituar gjithsej 27 fermerë nga një serrë tipi tunel. “Projekt është realizuar si bashkëfinancim në mes të fermerit dhe komunës. Participimi i fermerit për përfitues të serrave të tipit tunel 50 m2 ka qenë 162.00 euro, për përfitues të serrave të tipit tunel 250 m2 participimi i fermerit ka qenë 712.50 euro, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga komuna, ku vlera e gjithë projektit ka qenë 30,000.00 euro”, tregon drejtori i DBZHR-së për Veriu.info.
Përveç sektorit të pemëtarisë, përkrahje i është dhënë edhe sektorit të lavërtarisë, kur fermerët janë subvencionuar me farë misëri dhe pleh artificial.
“Kushtet klimatike e tokësore, si dhe gjendja e sektorit të bujqësisë ka bërë që DBZHR të përkrah sektorin e lavërtarisë, duke i subvencionuar fermerët me farë misri dhe pleh artificial. Dinamika e realizimit është bërë sipas planit të paraparë të drejtorisë, ndërsa numri i fermerëve që kanë përfituar nga ky projekt është 128 fermerë. Ky projekt i financuar dhe realizuar nga DBZHR, derisa vlera e tij është 8,346 euro”, thotë drejtori Nasuf Aliu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit