Komuna e Mitrovicës shpërndan 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë, të dhuruara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, nën udhëheqjen e Halil Kastratit.
Sipas njoftimit, pakot ushqimore janë destinuar për familjet që kanë nevojë për mbështetje sociale, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe shoqatës humanitare.
Komuna ka shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që “Jetimat e Ballkanit” ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, duke theksuar se bashkëpunimi dhe asistimi institucional ndaj kësaj shoqate do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































