Kryetari i Komunës Agim Bahtiri ka nënshkruar kontratat me gratë fermere që kanë përfituar nga projekti i subvencionimit të veprimtarive bujqësore. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim, Nasuf Aliu.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i përgëzoi gratë përfituese për punën e tyre të palodhshme dhe i garantoi ato se komuna do t’i përmirësojnë kushtet për veprimtaritë bujqësore, në mënyrë që gratë të zgjerojnë kapacitete e tyre prodhuese e përpunuese dhe të gjenerojnë vende të lira të punës. Ai shtoi se suksesi i këtyre grave fermere do tu shërbej si motiv grave të tjera për tu marrë me veprimtaritë e ndryshme bujqësore.
Nënkryetari Faruk Mujka, pasi i falënderoj gratë fermere për punën e suksesshme, tha se komuna do të bëj përpjekje që krijoj kushte për afarizëm sa më të mirë ekonomik dhe sidomos sigurimin e tregjeve për shitjen e produkteve të tyre.
Drejtori Aliu, po ashtu uroj përfitueset nga projekti i subvencionimit dhe falënderoi ato për punën që po bëjnë, ju premtoj se Drejtoria e tij do të qëndrojë gjithmonë pran tyre, me qëllim të fuqizimit të bizneseve që ato i drejtojnë në këtë fushë.
“Do të angazhohemi për gjetjen e fondeve dhe përmes subvencioneve të ndryshme që gratë fermere të jenë të suksesshme në veprimtaritë e tyre bujqësore. Qysh tani po punojmë që të ju mbështesim në zgjerimin e kapacitetet të pikave grumbulluese dhe përpunuese të bimëve aromatike dhe ët tjera. Ky bashkëpunim i mirë, që synojmë ta rrisim në vitin e ardhshëm, do të ndihmojë në zëvendësimin e produkteve serbe në treg me ato vendore”, tha Aliu.
Nga ky projekt kanë përfituar tri gra fermere Hidajete Rexha, Nadire Hasani, nga Frashri dhe Violeta Hasani, po ashtu nga Frashri, që kanë përfituar nga një makinë për bluarje MATEKA 32, vitrinë vertikale me kapacitet prej 900 litra dhe dyer për deponinë e produkteve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës