LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kumanovës punëson 8 maqedonas të deklaruar si shqiptarë, bëhen të ditur emrat e punonjësve

Komuna e Kumanovës punëson 8 maqedonas të deklaruar si shqiptarë, bëhen të ditur emrat e punonjësve

Komuna e Kumanovës ka punësuar 8 maqedonas, të cilët janë paraqitur në konkurs për punësim duke u identifikuar si shqiptarë. Si shqiptare është punësuar kandidatja e cila quhet Angjela Jovanovska Nikollovska.

Tutje, komuna ka marrë vendim që personin Dragan Zafirovski, gjithashtu ta punësojë si person që identifikohet si shqiptar.


Edhe Margica Boshkovska është shprehur identiteti i saj është shqiptare, dhe si rrjedhojë Komuna e Kumanovës ka vendosur që ta punësojë në pjesën e paraparë për shqiptarët.

Komuna ka vendosur që në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit ta punësojë Nikolla Boshkovskin, i cili sipas komunës, është identifikuar gjithashtu si shqiptar.

Si bashkëpunëtor për kulturë, Komuna e Kumanovës ka punësuar Ivana Bogdanovskën dhe Igor Trajkovskin, të cilët gjithashtu janë futur në pjesën e paraparë për shqiptarë.

E Dejan Dimitrievski, gjithashtu i prezantuar si shqiptar, do të punësohet si inspektor i trafikut.

Komuna e Kumanovës e ka parë si të arsyeshme që Robert Nikollovski, i cili sipas dokumentit figuron si shqiptar, të punësohet si referent i pavarur për përgatitjen e punëve e administratës në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe eurointegrime./TV21/