E para e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka ndikuar që problemet e trashëguara që nga stinori i shkuar në mospërmbushjen e obligimeve financiare për futbollistët e Vëllaznimit, tu kompensohen për dy pagat e mbetura.

“Nga Luan Vokshi, koordinator i grupit punues në klubin e futbollit Vëllaznimi, është kërkuar mbështetje financiare në vlerë prej 19.100 euro. Prej kësaj shumë të përgjithshme, 13.900 euro kanë të bëjnë me pagat e mbetura, që tashmë vetëm janë siguruar dhe janë ndarë për klubin, duke u shpaguar kësisoj kontributi i tyre”, është thënë në njoftimin e zyrës për informim të Komunës së Gjakovës.


Sipas këtij njoftimi, shuma tjetër e mbetur e shumës në vlerë prej 5.200 euro, në bashkëbisedim të kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila me drejtuesit e kompanisë “Llamkos Kosova” nga Vushtrria është arritur marrëveshja që kjo kompani të ndajë pjesën tjetër të mbetur si donacion.

“Prej kësaj shume, 2.700 euro do të dedikohen për rekuizita, 2.000 euro për topa për ushtrime dhe 500 euro për shpenzime tjera. Donacioni nga ‘Llamkos Kosova’ pritet të ndahet që nga dita e sotme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app