Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit ka shpallur më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport, duke vlerësuar individë dhe organizata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e këtyre fushave.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, e cilësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në pasurimin e qytetit me arritjet e tyre.
“Një falënderim i madh për të gjithë ata që kontribuojnë për të bërë Gjilanin një qytet më të pasur në kulturë, rini dhe sport,” tha Hyseni.
Ndërkohë, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, theksoi se ky vit ka qenë i mbushur me aktivitete dhe arritje që reflektojnë vitalitetin e këtyre sektorëve.
“Këto arritje janë dëshmi e shpirtit të komunitetit tonë dhe na japin arsye të jemi krenarë për atë që kemi realizuar së bashku,” u shpreh ai.
Për teatrin dhe filmin u dalluan Aurita Agushi si aktorja më e mirë e vitit, Alban Shahiqi si aktori më i mirë, dhe Shkëlzen Berisha për regjinë e shfaqjes “Togeri nga Inimshori”. Për artet pamore, artisti i vitit u shpall Petrit Maliqi, ndërsa Fadil Kajtazi mori çmimin për shkrimtarin e vitit.
Në muzikë, çmimet shkuan për Qazim Kryeziun si artisti më i mirë i muzikës popullore, Elona Sadiku si artistja më e mirë e muzikës moderne, dhe Ylberina Avdyli për muzikën klasike. Prezantimet ndërkombëtare u vlerësuan me çmime për artistët Fatjona Maliqi, Anila Aliu dhe grupin Artin Rising Stars.
Në sport, FC Drita u veçua për arritjet e saj historike, duke u shpallur Kampione Vjeshtore dhe duke arritur fazën Play-Off të Konferencë Ligës, një sukses që e renditi klubin në krye të rank-listës së UEFA-s për klubet mbarëkombëtare. Ndër arritjet individuale spikatën emrat e sportistëve si Faton Maloku, Donat Syla dhe Aridon Bllaca, ndërsa në kategorinë e trajnerëve dhe pedagogëve u dallua Nazim Halili dhe Blerim Shala.
Figura të tjera u nderuan për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe mirënjohjet post-mortum për individë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturë dhe sport, si Fidan Arifi, Tahir Murati, dhe Ergin Sherifi.
Kjo ngjarje shënon një tjetër hap drejt fuqizimit të kulturës, rinisë dhe sportit në Gjilan, duke vlerësuar jo vetëm të arriturat e vitit që po përmbyllet, por edhe duke krijuar një platformë për motivimin dhe angazhimin e mëtejshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Vitisë me projekt të ri për përmirësimin e furnizimit me ujë

Komuna e Kamenicës ndan mirënjohje për gratë që kanë dhënë kontribut në sektore të ndryshme

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe kryetarin Hyseni vendosin gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës