LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit e pakënaqur nga vendimi i Qeverisë për bllokim, presin që brenda javës të rishqyrtohet vendimi

Komuna e Gjilanit e pakënaqur nga vendimi i Qeverisë për bllokim, presin që brenda javës të rishqyrtohet vendimi

Edhe në Gjilan ka filluar ora policore sipas vendimit të qeverisë.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka thënë për RTV Dukagjinin se Gjilani është në respektim të plotë të masave të qeverisë.


“Ka qytetarë të paktë të qytetarëve por që edhe ata janë me punë zyrtare apo diçka të ngjashëm. Policia është vendosur gjithandej qytetit”.

Ismajli ka thënë se momentalisht në këtë komunë janë 490 raste aktive me coronavirus.

“60 prej këtyre pacientëve janë në hospitalizim ndërsa tjerët në trajtim shtëpiak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se ka mungesë të oksigjenit edhe në Spitalin e Gjilanit por ai thotë se edhe me mjete vetanake komunale do të mundohen të ndihmojnë spitalin që të furnizohet me oksigjen.

“Kemi planin B dhe nuk do të lejojmë që spitali të mbetet pa oksigjen”.

Ismajli thotë se vendimi i qeverisë për bllokim total të qytetit është i ngutshëm dhe sipas tij është dashur të ketë më shumë koordinim mes nivelit lokal dhe atij qendrore.

“Unë besoj se nuk do të shkojnë dy javë, por besoj që brenda javës vendimi i qeverisë do të rishqyrtohet dhe do t’i kthehemi normalitetit. Ky vendim ka pasoja për bizneset e mëdha dhe të vogla. Me këtë vendim ne jemi kthyer në pikën zero dhe ky bllokim do të sjellë pasoja më të mëdha ne pranverën e hershme. Njerëzit kanë nevojë për punë”, deklaroi më tej Arbër Ismajli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori