LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 22° fair_day

Komuna e Gjakovës publikon të dhëna të ndjeshme të qytetarëve, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi

Komuna e Gjakovës publikon të dhëna të ndjeshme të qytetarëve, reagon Agjencia për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka pranuar informacion se Komuna e Gjakovës ka publikuar në ueb faqen zyrtare të saj (internet) për një kohë lista me të dhëna personale të subjekteve të të dhënave (qytetarëve) në mesin e tyre ka publikuar të dhëna personale të ndjeshme (të dhëna shëndetësore), të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024. 

Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat e subjekteve personale (të dhëna të ndjeshme), të cilat lista kanë përmbajtur të dhëna personale si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar.

“Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dsipozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP.


Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me Vendim Nr. 105/24, të datë 14.06.2024, ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj Komunës së Gjakovës, për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Me këtë rast, AIP njofton se do të vazhdoj inspektimet e ueb faqeve zyrtare për të gjithë kontrolluesit publik, me theks të veçantë komunat e Republikës së Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithë institucioneve publike, që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura në harmoni me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Drejtësi
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Evropa
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Ndërkombëtare
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Bundesliga
Kalo në kategori