Defekt në gyp, Malësia e Vogël mbetet përkohësisht pa ujë në Gjakovë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se banorët e fshatit Malësia e Vogël, ish-Radostë, janë përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka ndodhur për shkak të një defekti në gypin me diametër Ø200 milimetra.
Ekipet e KRU “Gjakova” kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.
Sipas kompanisë, furnizimi me ujë pritet të rikthehet brenda rreth tre orësh.
KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































