LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit do të mbetet për disa orë pa ujë të pijshëm

Komuna e Drenasit do të mbetet për disa orë pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme [3 shkurt], mund të hasin në mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë disa orë.


“Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit dixhital në gypin kryesorë të furnizimit me ujë për këtë komunë. Ne ofrojmë shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në Komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/