LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dibrës siguron bileta udhëtimi për 100 studentët më të mirë të komunës

Komuna e Dibrës siguron bileta udhëtimi për 100 studentët më të mirë të komunës

Komuna e Dibrës u ka siguruar 100 studentëve më të mirë që studiojnë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, nga dy bileta kthyese mujore, për vitin akademik 2017/2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, kryetari Ruzhdi Lata tha se intelektualët e rinj janë e ardhmja e komunës, duke shtuar se kjo nuk është ndihmë për studentët, por është një mirënjohje për angazhimin e tyre./Telegrafi/