LAJMI I FUNDIT:

Kompromisi i Këshillit Drejtues të UP-së për pagat e politikanëve

Kompromisi i Këshillit Drejtues të UP-së për pagat e politikanëve

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim “kompromisi” për pagat e personelit akademik që mbajnë edhe poste publike, dhe atyre që nuk kanë pozita të tilla.

KD, përmes këtij vendimi, i kërkon personelit akademik, i cili përveç UP-së, ka edhe një marrëdhënie tjetër pune, brenda apo jashtë vendit, që deri më 31 tetor të këtij viti të përcaktohen se cilën pozitë dëshirojnë ta mbajnë me pagë primare.

Por në këtë vendim ka dallime mes pagës së një politikani që ligjëron në UP dhe një profesori që s’ka poste publike.

Neni 3 i këtij vendimi thotë se “personeli akademik i cili përcaktohet për marrëdhënie të rregullt pune me pagë primare në një institucion tjetër jashtë UP-së, nga Universiteti i Prishtinës do të kompensohet vetëm për orët e mbajtura gjatë periudhës semestrale, në cilësi të bashkëpunëtorit të jashtëm, por jo më shumë se fondi i orëve të honorarit”.

Kjo i bie që personeli akademik, që nuk mban poste publike, do të paguhet për orët e mbajtura gjatë periudhës së ligjëratave, por jo edhe gjatë pushimit.

Kurse e kundërta ndodh te personeli akademik që mban poste publike, siç janë politikanët. Nëse ata përcaktohen për pagë primare jashtë UP-së, kjo nuk do të jetë shumë telashe, pasi UP-ja do t’i paguajë ata për 12 muajt e vitit me pagë sekondare, pavarësisht sa orë ligjërata i mbajnë.

“Personeli akademik i zgjedhur apo iemëruar në poste publike, gjatë periudhës së ushtrimit të postit publik nga Universiteti i Prishtinës do të kompensohen me pagë sekondare”, thuhet në nenin 6 të vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së.

Këshilli Drejtues i UP-së është kujdesur që t’ua ruajë pozitat politikanëve dhe të tjerëve që mbajnë poste publike pasi ata ta përfundojnë mandatin.

Neni 7 i tij, thotë se “personeli akademik në pikën 5 dhe 6 të këtij vendimi, në rast të pezullimit të të drejtave dhe detyrave nga marrëdhënia e punës kur zgjidhet apo emërohet në funksione publike pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë të kthehet te punëdhënësi brenda afatit prej pesë (5) ditësh pa pasur nevojë që t’i shpallet konkursi publik”.

E për ata që përcaktohen për punë primare në UP, do të jenë të obliguar që të punojnë në orar të plotë nga ora 8:00 e deri në 16:00.

Megjithatë, ata që përcaktohen kësisoj, do të mund të ligjërojnë një ditë në javë edhe në institucione tjera të arsimit të lartë, më të cilat ka marrëveshje UP-ja.

Por nëse nuk respektohet ky kufizim, menaxhmenti thotë se do të nisë procedura disiplinore pranë Këshillit të Etikës për shkëputje të kontratës.

Mosrespektimi i afatit për përcaktimin e pagës primare, i precizuar për 31 tetor, nënkupton që menaxhmenti do t’i nisë procedurat për shkëputjen e kontratës. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori