LAJMI I FUNDIT:

Komplimentet e Marsit

Komplimentet e Marsit

Miradije Statovci
Psikologe Klinike
Poliklinika “Galaxy, Prishtinë

Shpërndaje sot një kompliment. Mos e humbisni mundësinë për t’i ndriçuar/zbukuruar ditën dikujt!

Dita Botërore e Komplimenteve u krijua fillimisht në Holandë në vitin 1998, dhe që nga viti 2011 ajo festohet në mbarë botën. Dita e parë e Marsit është e rezervuar për të shprehur mirënjohjen ndaj njerëzve që na rrethojnë… të cilët kanë diçka për ne dhe që kanë bërë diçka cilësore dhe të mirë.

Qëllimi është krijimi i ditës më pozitive të vitit. Parimi më i thellë i natyrës njerëzore është dëshira për respekt. William James, filozof dhe psikolog amerikan Nëpërmjet kërkimeve afatgjata, Abraham Maslow, një psikolog humanist, ishte në gjendje të rendiste dhe shpjegonte nevojat më të rëndësishme njerëzore, të cilat ai besonte se ishin të lindura për çdo qenie njerëzore dhe që drejtojnë të gjithë sjelljen e tij për t’i përmbushur ato.

Në hierarkinë, nevojat më të ulëta janë ato fiziologjike (p.sh. uria, etja), të ndjekura nga dëshira për siguri, nevoja për përkatësi dhe dashuri dhe nevoja për respekt. Në krye të piramidës është vetëm aktualizimi, i cili përshkruan nivelin më të lartë të zhvillimit psikologjik të një individi.

Një kompliment i sinqertë dhe personal nuk kushton asgjë, por ka një ndikim të madh jetën tonë. Hans Poortvliet, një nga organizatorët kryesorë të festimit të kësaj dite në Holandë. Kreativiteti lidhet me vetëaktualizimin, domethënë buron prej tij. Kur njerëzit plotësojnë të gjitha nevojat e tyre themelore dhe arrijnë vetëaktualizimin, kreativiteti lindë, spontanisht dhe rrjedhimisht nga persona të tillë. Maslow besonte se të gjithë njerëzit kanë potencial krijues, por jo të gjithë e zhvillojnë atë. Problemi është se disa nuk i kushtojnë rëndësi krijimtarisë si një proces kognitiv thelbësor, kur në fakt ai është një nga funksionet më komplekse njohëse njerëzore.

Ekspertët e përshkruajnë kreativitetin si një cilësi njerëzore që varet nga aftësitë individuale, ekspertiza dhe motivimi dhe shihet në aspektin e inovacionit dhe ndërtimit të ideve ose produkteve që janë të reja dhe potencialisht të dobishme.

Kreativiteti arrihet nga individë spontanë, të lirë, këmbëngulës dhe fleksibël, të cilët nuk kanë frikë nga pengesat dhe që janë mjaftueshëm të guximshëm për të pranuar të gjitha karakteristikat e tyre të mira dhe të këqija dhe të punojnë për veten e tyre.

Komplimente për femrat

Çdo femre i pëlqen të dëgjojë një kompliment dhe ato që nuk kanë të bëjnë fare me pamjen do të kenë shumë më tepër kuptim për gratë sesa komplimente për bukurinë apo veshjet.

Nuk duhet të kurseni komplimente, sidomos kur u drejtohen femrave. Çdo grua do të jetë e lumtur të dëgjojë komplimentet: “Ti di të dëgjosh njerëzit e tjerë”.

Në një kohë kur jemi të bombarduar vazhdimisht me informacione dhe shpërqendrime nga të gjitha anët, të dish të dëgjosh është një virtyt shumë i vlerësuar.

Kur i thoni një gruaje se ajo di të dëgjojë, ju e bëni të ditur se e vlerësoni praninë e saj dhe konsideratën që tregon gjatë bisedës.

Përveç kësaj, kur një shoqe i thotë tjetrës se di të dëgjojë, ose partneri i thotë partnerit të saj, kjo me siguri do të forcojë miqësinë ose marrëdhënien e tyre të dashurisë. “Ju jeni një person vërtet i fortë”.

Rezistenca, domethënë aftësia për t’u rikuperuar shpejt pas vështirësive, është çelësi i lumturisë. Dhe kur i thoni një gruaje se ajo është e fortë, i bëni të ditur se e vëreni shkathtësinë e saj emocionale.

Psikologët e konsiderojnë aftësinë për të rikuperuar shpejt pas disa fatkeqësive të jetës si një nga tiparet më të mira të karakterit njerëzor. “Ke bërë një punë të shkëlqyer”.

Çdo grua ndihet mirë kur dikush lavdëron punën e saj, në të cilën ka investuar përpjekje dhe pasion, sepse ky kompliment i bën të kuptojë se angazhimi i saj vihet re dhe vlerësohet.

Hulumtimet kanë treguar se produktiviteti rritet kur jemi të lumtur në punë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të përhapur dridhje pozitive në punë sesa të japim komplimente të sinqerta për punën e dikujt: “Ti më frymëzon”.

Kur një grua dëgjon se ajo është modeli i dikujt, ai kompliment do t’i ngrejë menjëherë disponimin. Të qenit i rrethuar nga njerëz që na frymëzojnë mund të jetë i mirë edhe për punë, veçanërisht kur eprori është një person që frymëzon punëtorët me qëndrimet dhe veprimet e tij. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të ketë mbikëqyrës që janë model pozitiv për të tjerët.

“Ju jeni një nënë e mrekullueshme”. Çdo femër në një moment pyet veten nëse është një femër e mirë, sado që përpiqet të jetë më e mira.

Kur dikush që po e “shikon” dhe i thotë se je ma e mira, je e mrekullueshme, do të jetë një nga komplimentet më të bukura që mund të dëgjojë një femër.

Komplimente për meshkujt

Ky kompliment do ta ndihmojë gjithashtu atë të përballojë më mirë të gjitha sfidat në jetë. “Ti je një mik i mrekullueshëm”. Dhe cili mashkull nuk dëshiron të ndihet i pranuar?

“Ju keni një zemër të bukur”.
Çdokush mund të komplimentojë një fytyrë të bukur, por me kalimin e moshës, ajo që mbajmë brenda bëhet gjëja më e rëndësishme.

Nëse vërtet dëshironi të prekni një grua, komplimentoni personalitetin e saj, sensin e humorit, zemrën dhe shpirtin e saj.

Kjo është ajo që e bën thelbin e çdo mashkulli – dhe shumë më bukur të dëgjosh sesa të kesh një fund të bukur.

Çdo mashkulli pëlqen të dëgjojë disa komplimente, veçanërisht nga femrat. Nëse qëllimi juaj është t’i bëni ata të ndihen të vlerësuar dhe të veçantë, mos hezitoni t’i lavdëroni.

Meshkujt duan të dëgjojnë se janë të aftë në dhomën e gjumit dhe ky është një nga komplimentet më të rëndësishme për ta. Nëse marrin një kompliment të tillë, do të përpiqen të jenë edhe më të mirë.

Ata gjithashtu duan të dinë se gratë kanë nevojë për to. Ata janë të gatshëm të ndihmojnë me gjëra që nuk mund t’i bëjnë vetë. Gjithashtu, atyre u pëlqen të dëgjojnë se partnerët e tyre nuk mund të jetonin pa to.

Burrave u pëlqen të dëgjojnë se janë të mirë në atë që bëjnë. Secili prej tyre kënaqet kur dëgjon se si i kryejnë detyrat e tyre me cilësi dhe përgjegjësi dhe se dikush i admiron për këtë. Ata vlerësojnë veçanërisht gjëra të tilla.

Burrave u pëlqen të dëgjojnë se janë të nxehtë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në disponimin dhe vetëbesimin e tyre. Komplimentet që thonë se janë të kërkuar do të përmirësojnë jetën tuaj seksuale, nëse nevojitet riparim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori