LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë private për shërbime funerale në Prishtinë të enjten protestojnë

Kompanitë private për shërbime funerale në Prishtinë të enjten protestojnë

Kompanitë private për kryerjen e shërbimeve funerale në Prishtinë, kanë njoftuar se më 03.03.2022, nga ora 12:00, do të organizojnë protestë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit kompanitë private për kryerjen e shërbimeve funerale kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes së arritur, ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, për kryerjen e shërbimeve funerale, pasi që Bashkësia Islame nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në Komunën e Prishtinës, pasi që në Komunën e Prishtinës ekzistojnë 15 kompani private, të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve.


“Gjithashtu do të kërkohet nga Komuna e Prishtinës, për shfuqizimin e vendimit dhe ndërprerjen e pranimit te dëftesave nga Bashkësia Islame për subvencionim për familjet që kanë rast vdekje, pasi që kompanitë e licencuara kanë të drejtë ligjore dhe përgjegjësi për shërbime funerale. Gjithashtu kundërshtojmë dhënien në shfrytëzim të objektit tek varrezat e Qytetit të Prishtinës, për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës, pasi që e njëjta është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

“Kërkojmë nga organet e rendit që të bëhen hetime, pasi që në hapësirat e Bashkësisë Islame shfrytëzohet hapësirë për qëndrim të trupave të pajetë (morg privat) që është në kundërshtim me ligjin”.

Sipas njoftimit protesta do të fillojë nga ora 12:00 të datës 03.03.2022 nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, ku do të shfaqen kërkesat e kompanive dhe pas përfundimit të tyre do të vazhdohet në drejtim të Bashkësisë Islame të Kosovës (tek teatri Dodona), ku aty do të parashtrohen kërkesat e kompanive private të licencuara, e pastaj do të vazhdohet tek objekti ne varrezat e Qytetit të Prishtinës, ku përsëri aty do të mbahet protesta, duke i shfaqur kërkesat e kompanive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori