LAJMI I FUNDIT:

Kompania private amerikane Astra, lanson me sukses raketën në orbitë

Kompania private amerikane Astra, lanson me sukses raketën në orbitë

Astra është emër i ri i kompanive private hapësinore që me sukses ka lansuar raketën në orbitë.

Raketa e Astra – Launch Vehicle 0007 apo shkurtimisht LV0007, është lansuar gjatë vikendit nga Pacific Spaceport Complex në Kodiak të Alaskës, e barte pajisje të ndryshme për ushtrinë amerikane, transmeton Telegrafi.


Lansimi është realizuar pa ndonjë problem. Bëhet fjalë për raketën 13 metra të lartë, që arriti në orbitë për nëntë minuta dhe arriti lartësinë prej 500 kilometrave mbi Tokë.

“Ekipi për vite të tëra ka punuar shumë, raketat me numrin serik 8,9 dhe 10 janë në fazën e prodhimit, kështu që sapo kemi filluar”, ka deklaruar drejtori i kompanisë Astra – Chris Kemp.

Astra ka selinë në Kaliforni, e lansimin i suksesshëm i raketës pasoi pas një sërë tentativash të pasuksesshme. Një e tillë kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar, kur u testuan mundësitë e kompanisë që të realizojë kërkesat e ushtrisë amerikane.

Raketa e Astra asokohe nuk kishte fluturuar për shkak të disa problemeve teknike. E në shtator, Astra tentoi sërish të arrijë në orbitë, por nuk ia doli edhe njëherë.

Tre muaj më vonë, raketa arriti në hapësirë, por jo deri në orbitë për shkak të mungesës së derivateve gjatë fluturimit. Kompania tentoi edhe në gusht, por problemi u shfaq në motorin e raketës që i parapriu një testi të pasuksesshëm.

Megjithatë tentimi i fundit rezultoi me sukses, kështu Astra i është bashkuar kompanive private Virgin Orbit, Space X, Rocket Lab dhe të tjera që dërguan raketa në orbitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori