LAJMI I FUNDIT:

Kompania Limak fiton tenderin në aeroportin e Senegalit

Kompania Limak fiton tenderin në aeroportin e Senegalit

Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka fituar tenderin e shtatë me radhë në aeroportin ‘Aeroport International Blaise-Diagne (AIBD)’ në Senegal.

Kjo kontratë përfshin koncesionimin e këtij aeroporti në bashkëpunim me kompaninë turke Summa, ku kanë fituar të drejtën e kompletimit të pjesës së mbetur të ndërtimit dhe operimit të këtij aeroporti për 25 vitet e ardhshme.


Kompania Limak deri më tani përveç Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka fituar tenderët ne disa aeroporte tjera në shtete si Egjipt, Kuwait, Rusi, dy aeroporte në Turqi, e tani edhe aeroportin e Senegalit. /Telegrafi/