LAJMI I FUNDIT:

Kompania kosovare “Formon” prezanton ventilatorin për frymëmarrje VentCore

Kompania kosovare “Formon” prezanton ventilatorin për frymëmarrje VentCore

Innovation Centre Kosovo (ICK), ka njoftuar se kompania kosovare (Formon) ka krijuar ventilatorin për frymëmarrje (respirator) i cili mund të përdoret në raste urgjente nga pacientët e infektuar me koronavirus.

Në njoftim thuhet se VentCore është pajisje lehtë e prodhueshme, përfshirë edhe pjesët të cilat mund të prodhohen me priterët 3D nga Formon.

“Idea ka lindur nga mungesa e respiratorëve në Kosovë dhe vende të ndryshme të botës, në luftën e përbashkët kundër COVID19. Formon e cila mirret me prodhimin e printerëve 3D në Kosovë, së fundmi ka pauzuar linjën e prodhimit, për t’u përkushtuar plotësisht në dizajnimin dhe prodhimin e respiratorëve.

VentCore nuk ka për qëllim zëvendësimin e paisjeve të duhura dhe profesionale mjekësore, por është një paisje emergjente kur të shterohen të gjitha mundësitë tjera. Ekipi kanë krijuar edhe një web platformë, në të cilën mund të gjinden të dhënat “open source” rreth pjesëve përbërëse, sistemit e dizajnit, si dhe ofron mundësinë e shkarkimit të të gjithë materialit të nevojshëm online. Ventilatori do të hyjë në prodhim, menjëherë pas testimit”, bëhet e ditur në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se të gjithë ata që janë të interesuar për ta mbështetur këtë nismë, ftohen të kontaktojnë me kompaninë, duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori