LAJMI I FUNDIT:

Kompania kanadeze e aviacionit do të largojë 5 mijë punëtorë

Kompania kanadeze e aviacionit do të largojë 5 mijë punëtorë

Kompania kanadeze e avioacionit, teknologjisë dhe tranpsortit Bombarder, njoftoi se është marrë vendim të largohen pesë mijë persona nga puna.

“Largimet do të bëhen në periudhën e ardhshme 12-18 mujore”, tha kompania në një deklaratë, duke mos dhënë detaje nëse do të ndodhin largime nga puna në fabrikat e saj në Belfast.


Po ashtu, kompania bëri të ditur se do të shesë markën e programit të avionit “Serial Q” me çmim prej 900 milionë dollarësh dhe markën “Havilland” për 300 milionë dollarë.

Në mbarë botën, Bombarder ka të punësuar 69.500 punëtorë, përfshirë katër mijë në Belfast. /Telegrafi/